Kryefjala Logo

Yjet në anën tuaj ju shtyjnë drejt fushës së erosit i dashur Luan

11 Korrik, 2021 | 12:46 pm

Dashi- Do të merrni lajme të mira falë  energjisë që vjen direkt nga Jupiteri. Qëllimet e mira dhe vendosmëria do të jenë një aleat i mirë për t’ju nxjerrë fitues.

Demi- Sot do të jeni më të prirur ndaj projekteve artistike, megjithëse disa prej tyre mund të jenë të paqarta. Do të kërkoni të shprehni gjendjen tuaj shpirtërore përmes veprimtarisë artistike.

Binjakët- Një mik i ngushtë apo familjar i juaji mund të hezitojë të flasë me ju sot. Do të jeni në dyshime nëse është i zemëruar me ju, por ka shumë gjasa që të ketë shqetësime në lidhje me punën, ekonominë apo familjen. Jepini mbështetjen tuaj nëse është e nevojshme.

Gaforrja – Ju kërkoni të ndiqni mundësi të reja në karrierën tuaj, që do t’ju mundësojë edhe më shumë të ardhura. Por kjo nuk do t’u pëlqejë anëtarëve të familjes tuaj pasi i druhen faktit se do të kaloni shumë pak kohë me ta. Bëjani të qartë se do të vazhdoni të qëndroni pranë tyre.

Luani- Sot parashikohen surpriza të këndshme, sidomos në fushën sentimentale. Për të dashuruarit do të ketë flirtime që do ndezin pasionin me partnerin. Yjet janë në anën tuaj dhe ata do t’ju inkurajojnë që t’i kushtoheni më shumë fushës së erosit.

Virgjëresha- Do të jetë një ditë plot tension, veçanërisht për shkak të disa tensioneve në familje. Në punë situata është e qëndrueshme, madje edhe nëse përqendrimi është i ulët.

Peshorja- Do të përjetoni një histori të bukur dashurie me një person që e keni takuar së fundmi. Do të fantazoni dhe ëndërroni, e kjo do t’ju bëjë “me krahë”. Megjithatë, këshillohet që të njiheni më mirë me këtë person.

Akrepi- Idetë dhe projektet tuaja për të rritur të ardhurat, sot ju duken të paqarta. Pasiguria mund të prishë planet që kishin bërë. Mos lejoni që kjo gjë të ndodhë dhe as të humbisni disa mundësi të arta.

Shigjetari – Nëse nuk tregoheni të sinqertë me partnerin, sot ka rrezik që të përfshiheni në debate të njëpasnjëshme. Me financat tregohuni më të kujdesshëm.

Bricjapi – Do e forconi edhe më tepër marrëdhënien tuaj në çift falë përkushtimit që do tregoni për partnerit tuaj këtë dite. Të ardhurat do të jenë të kënaqshme dhe do të keni mundësi të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Ujori – Dita e sotme do të jetë e qetë dhe e mbushur me momente romantike për ata që janë në një lidhje dashurie. Për beqarët parashikohen disa takime, jo diçka e madhe,asgjë e re në fushën sentimentale për ata. Financat nuk paraqiten shume mirë, tregohuni të kujdesshëm.

Peshqit – Jeta juaj në çift do të marrë një tjetër drejtim sot. Do jeni më të vetëdijshëm për gabimet që keni bërë. Ndërsa në aspektin financiar të ardhurat do të rriten dhe kjo do ju lejojë më tepër shpenzime

Të ngjashme