Lifestyle
Njihuni me aksesorët që po shkruajnë verën 2021
10 Korrik, 2021 | 4:32 pm

1-Phone Charms

‘Phone charms’ janë në trend për këtë sezon. Ky aksesor special për telefonin celular është një rrip që do t’ju japë shumë stil. Është shumë në modë, veçanërisht kur bëhet fjalë për rripa shumëngjyrësh me rruaza dhe perla të cilat mund edhe ti personalizosh me emrin tënd.
2. Kapele të qendisura me grep

Ngjyrat e theksuara të kapeleve dhe kombinimet e tyre fantastike do të plotësojnë çdo pamje të verës, duke ju dhënë një stil vajzëror dhe elegant.Influencerat boterore e hapën vallen të parat me to.Kujtojmë edhe Chiara Ferragnin
3.Zinxhirët e barkut

Aksesorët kryesorë për këtë vit janë edhe zinxhirët e barkut.Ju mund t’i përdorni bizhuteritë e trupit në plazh, por edhe në veshjet tuaja të përditshme me bluza të shkurtra pasi janë shumë lehtë të kombinueshme.
4. Kapse flokësh

Përveç prakticitetit që falin janë rikthyer shumë në modë.Me ngjyra,modele dhe madhësi të ndryshme nuk ka rëndësi,ato këtë verë po bëjnë namin!
















































