Kryefjala Logo

5 gjëra që duhet të dini para se të dashuroheni me një Peshore

10 Korrik, 2021 | 10:50 am

1 – Janë të pavendosur: Nëse i kërkoni diçka, mos u habisni nëse përgjigjen e merrni pas 1 ose dy javësh, ose edhe nëse e merrni më shpejtë, përgatituni që të ndryshojnë mendje. Peshoret nuk janë të mira për të marrë vendime, dhe kjo për shkak të analizës së detajuar që u bëjnë gjërave. Mos u varni prej tyre kur vjen puna te vendimet sepse do të prisni gjatë.

2 – I urrejnë konfliktet: Peshoret janë shumë shenjë paqësore, dhe konfiktet janë diçka që ata përpiqen me çdo kusht ta shmangnin. Nëse shohin një situatë të tensionuar, Peshoret janë ata që bëjnë hapin e parë për të qetësuar situatën. Kjo madje edhe kur nuk janë pjesë e konfliktit. Me ta flisni gjuhën e paqe, pasi në të kundërt do ju eleminojnë nga jeta e tyre.

3 – Janë detaistë të tmerrshëm: Një Peshore nuk mjaftohet kurrë me pak. Ata duan të përfshihen kudo. Sigurisht në gjërat që i interesojnë. Ata duan detaje, fakte, çdo gjë për të cilën mendoni se është e parëndësishme për Peshoret është e kundërta.

4 – Janë flirtues të lindur: Peshoret janë gjithmonë duke flirtuar, madje edhe kur janë në një marrëdhënie. Mos u shqetësoni, janë besnik por flirtin nuk e shmangin dot. Janë aq të mirë në flirt, sa e bëjnë pa vetëdije. Por nuk tradhëtojnë asnjëherë pasi i dinë limitet dhe besojnë në dashuri.

5 –  Dëgjues të shkëlqyer: Sa herë që të keni probleme, Peshorja di të jetë dëgjuesi më i mirë. Është fat i madh të keni një partner të tillë në krahë, pasi jo vetëm që do t’ju dëgjojë me vëmendje, por do dijë të mbajë edhe ritmin e gjërave tuaja. Këshillat intuitave të Peshoreve janë padyshim të vlefshme, kështu që bëni mirë t’ja vini veshin gjithmonë.

Të ngjashme