Kryefjala Logo

One Telecommunications u hap derën të rinjve, vjen në ndihmë të sipërmarrjeve të reja

7 Korrik, 2021 | 2:10 pm

Pas një periudhe shumë sfiduese për biznesin dhe shoqërinë në tërësi, të gjithë sektorët dhe bizneset po i kthehen normalitetit. Kjo po ndodh edhe me sektorin e përgjegjshmërisë sociale në One Telecommunications. Për të rritur ndikimin pozitiv në komunitet, gjatë gjashtëmujorit të parë, ONE i kushtoi vëmendje të veçantë nismave të të rinjve për sipërmarrje të reja.

BE078269 06A3 45A7 A5EA A283EF1EC49F

Programi “Shoqëritë e Nxënësve JA 2021”, ideuar dhe realizuar nga Junior Achievement Albania mentoroi dhe stimuloi krijimin e kompanive të nxënësve nëpër disa shkolla të mesme të vendit. Në fund të programit, 16 kompani të krijuara nga vetë nxënësit u prezantuan, vlerësuan, u përzgjodhën dhe pesë prej tyre do mbështeten më tej për t’u zhvilluar. Disa prej ideve lidheshin me turizmin ose me shitjen e sensorëve që lehtësojnë qarkullimin me biçikleta në qytet. Ornela Bego, përfaqësuese e One Telecommunications ishte pjesë e jurisë si edhe përzgjodhi një prej ideve të cilën ONE do e suportojë për t’u zhvilluar.

17745C22 8A98 4F46 890C 05165C791438

Programe të tjera për sipërmarrje të reja që ONE ka mbështetur është edhe “Flexible Startup” organizuar nga Ofiçina – Innovation Hub dhe “GROWpreneur” nga Yunus Social Business. Të dy këto programe kanë si qëllim identifikimin, mentorimin dhe këshillimin e projekteve premtuese nga të rinjtë sipërmarrës në fusha të ndryshme si: teknologjia, turizmi dhe biznesi social. Flexible Startup ka zhvilluar 11 javë aktivitete me pjesëmarrjen e 15 ekipeve/ sipërmarrës nga zona e jugut të Shqipërisë. One ka marrë përsipër mbështetjen e 4 seancave në “Digital Marketing dhe E-commerce”, të cilat janë themelore në formimin e sipërmarrësve të rinj dhe orientimit me tregun.
18A836BF 2540 476A BC9A 96F35C3BC234

Programi GROWpreneurmori përsipër përpunimin e tetë ideve që u prezantuan përpara disa prej përfaqësuesve më të njohur të biznesit në vend.

EAC3AF14 16CF 446F 89B6 E4189AC01FC6

ONE, si përkrahës i vazhdueshëm i këtyre nismave ishte pjesë e procesit të përzgjedhjes për të mbështetur disa prej ideve, siç janë: edukimi në fushën e teknologjisë, zgjidhje smart për biznesin dhe promovimi i natyrës shqiptare.

24E01659 59D2 4FC6 977C 8567C299540E
Sipërmarrjet e reja dhe inovatore kanë gjithmonë nevojë për dedikim konkret në mënyrë që të rezi
stojnë dhe evoluojnë për të qenë më vonë një faktor pozitiv ndikimi social dhe ekonomik në shoqëri. One Telecommunications me programin e saj të përgjegjshmërise sociale do të jetë gjithmonë përkrah këtyre nismave.

Të ngjashme