Lifestyle
Ekziston ushqimi që nuk të shëndosh dhe të jep lumturi
2 Korrik, 2021 | 11:38 am

Kur jemi poshtë me moralin spontanisht kërkojmë një përqafim që mund të na ndihmojë.
Ushqimi komod është vetëm ai. Mendja jonë e lidh atë pjatë me ndjesitë e përjetuara me të dashurit dhe kështu do të duket se do të jetë në gjendje t’i rijetojë ato momente për një moment.
Provimi dhe nuhatja e një pjate që na kthen në momente të lumtura, ngjall emocione pozitive dhe është në gjendje të na bëjë të ndihemi më mirë.
Cilat janë ushqimet e komoditetit
Gjithkush ka të vetat.
Këto nuk janë domosdoshmërisht ushqime me shumë kalori por kujtimet që janë të lidhura me atë ushqim.
Mund të jetë një makarona e thjeshtë me salcë mishi që rikthen në drekat e së dielës së gjyshes ose një byrek me mollë që evokon pasditet e fëmijërisë.
Kini kujdes të mos e teproni
Ushqimi komod jep një ndjenjë të thellë sigurie.
Për këtë arsye, nëse ka periudha negative, ne priremi të kërkojmë strehim në atë ushqim që ngjall ndjesi pozitive.
















































