Kryefjala Logo

Snapchati-i dhe Kirurgjia plastike,mania për tu dukur si filtrat

28 Qershor, 2021 | 3:02 pm

Në të kaluarën, pacientët që bënin operacione plastike bartnin foto të famshëm për t’i treguar kirurgut se si donin të dukeshin, por një trend i ri po shfaqet në vitet e fundit. Pacientët tani kanë më shumë të ngjarë të paraqesin selfiet e tyre të përmirësuara tek kirurgët duke përdorur aplikacione si Snapchat ose Facetune. Disa ekspertë sugjerojnë që të dëshirosh të dukesh identike me selfiet e përsosura në Snapchat është një fenomen i ri psikologjik që shkencëtarët e quajnë “Dysmorphy e Snapchat”.

Aplikacione si Snapchat ofrojnë një gamë të gjerë filtrash që mund të zbutin lëkurën, të ndryshojnë ngjyrën e syve ose ta bëjnë fytyrën më të vogël. Më parë, kjo lloj teknologjie ishte shumë më e shtrenjtë dhe komplekse; dhe në përgjithësi zbatohej vetëm për të famshëm në revista. Sidoqoftë, këto ditë, gjithçka që ju nevojitet është një smartphone.

Termi Snapchat Dysmorphy vjen nga çrregullimi dismorfik i trupit (ose dismorfofobia). Vuajtësit e kësaj gjendje janë të fiksuar me defektet fizike që ata perceptojnë në vetvete, të cilat mund të mos jenë domosdoshmërisht të dukshme për të tjerët. Duket se media sociale po çon më shumë njerëz të vuajnë nga këto lloj problemesh. Kërkimet kanë sugjeruar që kultura selfie po ndryshon mënyrën sesi njerëzit e shohin veten e tyre. Rreth 55% e kirurgëve plastikë të fytyrës raportuan se takuan pacientë të cilët vendosin të shkojnë nën thikë për t’u dukur më mirë në selfiet e tyre.

Disa argumentojnë se fakti që retushimi i fotove tani është në arritjen e të gjithëve është në të vërtetë një gjë e mirë për imazhin që njerëzit kanë për veten e tyre, pasi që kur teknologjia ishte më ekskluzive, ajo ishte më pak e njohur dhe e kuptuar, dhe personi mesatar ishte më i prirur të besonte se fotot e personave të famshëm ishin tërësisht origjinale, kur shpesh kishte retushim të rëndë fotografish. Sidoqoftë, shumica e hulumtimeve sugjerojnë që ky lloj aplikacioni po humbet kontaktin me realitetin, duke krijuar një standard bukurie që nuk mund të përsëritet në botën reale.

Të ngjashme