Kryefjala Logo

Percillet per ne banesen e fundit Bashkim Fino

29 Mars, 2021 | 4:08 pm

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=483&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Flajmi i fundit percillet per ne banesen e fundit deputeti socialist bashkim fino%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebËshtë përcjellë këtë pasdite për në banesën e fundit deputeti socialist, Bashkim Fino.

Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 59-vjeçare, pas betejës një mujore me koronavirusin.

Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër.

Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Të ngjashme