Kryefjala Logo

Tre dite pas zjarrit ne magazine gjendet trupi i pajete i Arjan Sales

27 Mars, 2021 | 9:54 am

Është nxjerrë i pajetë trupi i 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar pas zjarrit që ra në një magazinë tek Casa Italia.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=9&loc=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2Flajm%2Fnxirret i pajete trupi pas tre ditesh trupi i arjanSipas policisë tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e policisë, mëngjesin e sotëm u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë, që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se trupi është parë nga xhaxhai i 32-vjeçarit, dhe më pas është dërguar në morg. Trupi ka disa djegie në pjesë të ndryshme, por si strukturë është e rregullt. 32-vjeçari ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Të ngjashme