Politike
Ditmir Bushati shuplakë Edi Ramës dhe Baton Haxhiut: Janë pro serbe
19 Mars, 2021 | 5:21 pm

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushata nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka komentuar foton që ka publikuar ditën e djeshme Aleksandër Vuçiç, ku është harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb.
Bushati shkruan:
Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, përsa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës!
Baton Haxhiu ka qenë një ndër mbështetësit më të mëdhenj të shkëmbimit të territoreve që Hashim Thaçi ishte i gatshëm që ta bënte, por hasi në kundërshtimin e Ramush Haradinajt.
Haradinaj në atë kohë kryeministër i Kosovës, do të shprehej se ka pasur presion të madh edhe nga Edi Rama për shkëmbimin e territoreve, madje ai do të shprehej se më shumë presion ka pasur nga Rama dhe Thaçi se nga fuqitë e mëdha.
















































