Lifestyle
5 gjëra të vogla që bëjmë çdo ditë dhe pa e kuptuar na vjedhin energjinë
18 Dhjetor, 2025 | 7:46 pm

Nuk janë gjithmonë problemet e mëdha ato që na lodhin. Shpesh janë zakone të vogla, thuajse të padukshme, që i përsërisim çdo ditë dhe që, pa e kuptuar, na shterojnë energjinë mendore dhe fizike.
E para është kontrollimi i telefonit sapo hapim sytë. Mesazhet, lajmet, rrjetet sociale, truri futet menjëherë në “modalitet alarmi”, pa pasur ende kohë të zgjohet qetë. Kjo krijon stres që në minutat e para të ditës.
E dyta është të themi “po” për gjithçka. Një kafe që s’e doje, një dalje që s’të bën mirë, një bisedë që të lodh. Çdo “po” i panevojshëm është një “jo” për veten.
E treta është krahasimi i vazhdueshëm me të tjerët. Në epokën e Instagramit, jeta e të gjithëve duket perfekte. Por ajo që shohim është vetëm një fragment, jo e vërteta e plotë. Ky krahasim i heshtur lodh më shumë sesa e pranojmë.
E katërta është mungesa e pushimit real. Edhe kur ulemi, shpesh nuk pushojmë vërtet. Truri vazhdon të punojë, listat e detyrave s’mbarojnë kurrë. Pa pushim të vërtetë, energjia nuk rikuperohet.
E pesta është të flasim keq me veten. Fjalët “nuk ia dola”, “jam vonë”, “s’jam mjaftueshëm” kanë peshë. Mendja i dëgjon dhe trupi reagon.
Ndonjëherë, për të qenë më mirë, nuk na duhet të bëjmë më shumë. Na duhet të ndalojmë së bëri disa gjëra që na lodhin.
















































