Kryefjala Logo

3 gjimnazistë shqiptarë krijojnë “shkopin inteligjent” që mund të ndryshojë jetën e të verbërve

25 Mars, 2026 | 8:57 am

Një ide që nisi si një projekt shkolle është shndërruar në një inovacion me ndikim real për komunitetin. Tre gjimnazistë shqiptarë kanë ndërtuar një “shkop inteligjent”, i cili synon të ndihmojë personat me probleme në shikim të lëvizin më të sigurt në përditshmëri.

Bëhet fjalë për Laura Memoçin, Ledjan Bitrin dhe Luis Sallën, nxënës të gjimnazit “Ibrahim Hasmema” në Mullet, të cilët krijuan një prototip të pajisjes duke përdorur teknologji të avancuar si sensorë distance dhe mikrokontrollues. 

Shkopi funksionon duke identifikuar pengesat përpara përdoruesit dhe duke sinjalizuar në kohë reale, duke rritur ndjeshëm sigurinë gjatë lëvizjes. Pajisja është menduar të montohet lehtësisht në një shkop tradicional për të verbër, pa e ndryshuar mënyrën e përdorimit. 

Ideja lindi fillimisht si pjesë e një festivali inovacioni, por mori një drejtim më serioz kur nxënësit u frymëzuan nga një rast konkret, një mik i tyre me vështirësi në shikim. Kjo i shtyu të krijojnë një zgjidhje praktike që i shërben realisht njerëzve. 

Për realizimin e projektit janë përdorur komponentë si Arduino Uno, sensorë distance, module zëri dhe bateri të rikarikueshme. 

img 6527

img 6528

Të ngjashme