Kryefjala Logo

25 vite më e vogël, zbulohet kush është e dashura e Klodit

18 Prill, 2026 | 8:07 pm

Mbrëmjen e djeshme, Klod Dedja u surprizua nga partnerja e tij në “Ferma VIP”. Ajo u fut e maskuar për të fshehur identitetin e saj.

Klodi bëri me dije se vajza në fjalë quhet Ersa dhe ka një diferencë prej 25 vitesh me të.

Pavarësisht diferencës në moshë, Klodi u shpreh se dashuria mes tyre është shumë e madhe.

“Kur të dal nga këtu do bëjmë party, do bëjmë dasmë”, i ka thënë Klodi partneres mes puthjeve dhe përqafimeve.

Para se takimi i tyre të përfundonte dhe partnerja e tij të largohej, Klodi i ka kërkuar Ersës që të kujdeset për veten.

“Kujdesu për veten, të dua shumë”, i tha Klodi.

Por nuk vonoi shumë dhe identiteti i vajzës u zbulua. Sipas lajmeve që po qarkullojnë së fundmi, partnerja e Klodit quhet Ersa Kana.

Të ngjashme