Kryefjala Logo

Zhurma e botoksit në Tiranë ka nisur sepse një kompani farmaceutike pritet të marrë ekskluzivitetin për të importuar një lloj botoksi fantazëm me origjinë nga koshat e plehrave të Kinës

19 Tetor, 2024 | 5:35 pm

Zhurma mediatike e importit të botoksit dhe qendrave ku injektohen më së shumti flitet se nuk janë shqetësim i qeverisë për shëndetin e shqiptarëve por merak për matrapazët VIP të farmaceutikës. Pas lajmeve që plasen nga të katër anët njerëz të kësaj fushe përfshire mjekë, farmacistë, menaxhues të qendrave të estetikës filluan të interesohen dhe sipas mesazheve që po përpiqen të kalojnë në media elektronike apo rrjete sociale mësohet se lufta po bëhet që botoksin në Shqipëri ta fusë vetëm një kompani me lidhje në pushtet që askush nuk mund ta kontrollojë për cilësinë e produkteve që importon.

Ka shume vite që kompani farmaceutike përpiqen por nuk kanë arritur të kenë ekskluzivitetin e këtij produkti. Thuhet gjithashtu se kompanitë botërore e shohin Shqipërinë si një treg të vogël dhe nuk kanë shumë interes të hyjnë zyrtarisht këtu.

Por mesa flitet në rrethet e njerëzve të industrisë së bukurisë një kompani pranë njerëzve me pushtet po spastron tregun për të futur produktet e tyre me origjinë fantazme ku sipas ketyre informacionve me shumë mundesi bëhet fjalë për botox të cilësisë më të ulët të tregut kinez. Nuk është hera e parë që në Shqipëri shiten produkte të famshme në botë që nga ushqimet deri tek medikamentet, por që nga cilësia lënë shumë për të dëshiruar ndaj edhe shijen dhe efektet nuk i kane identike me të njetat prodhime që blejmë jashtë vendit. Botoksi që hynte në Shqipëri ishte pa liçensë por flitet se ishte i blerë në kompani prestigjoze botërore nga tregtarë të vegjël.

A50F4A58 0A13 4AB9 9DE2 A251E7FCE6D3

Të ngjashme