Kryefjala Logo

Zhaklina tregon për dhunën që po përballet prej BBVA

10 Mars, 2023 | 12:45 pm

Zhaklin Lekatari është përzgjedhur si opinioniste e BBVA në krah të Arbër Hajdarit ku vjet zinte vend Balina Bodinaku.
Sigurisht që të jesh opinioniste e një formati të tillë nuk është e thjeshtë,sidomos kur duhet të flasës për personazhe shumë të dashur për publikun.

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon,Zgaklina tregoi se merr mesazhe kërcënuese,ndalesa në rrugë,përndjekje me makinë dhe madje i dëmtojnê dhe makinën personale.

“Dua të nis raportimin e gjuhës së urrejtjes, institucionet duhet të ndërhyjnë, të krijojnë një kartë digjitale të të drejtave të njeriut, në mënyrë që ne të mos dhunohemi kaq shumë vetëm se mbajmë qëndrime të ndryshme nga ato të audiencës”, tha Zhaklina.

Të ngjashme