Kryefjala Logo

Zbulohet mesazhi i fundit i Kujtim Prodanit “është flamë”

6 Janar, 2021 | 11:59 pm

 

Ditën e sotme bota e artit në Shqipëri u trondit nga një lajm i kobshëm, artisti Kujtim Prodani ndërroji jetë në moshën 57-vjeçare si pasojë e Covid.

Akademiku Vasil Sofokli Tole ka publikuar mesazhet e fundit me Prodanin natën e ndërrimit të viteve, ku kantautori shprehet optimist se do t’ia dalë, por gjashtë ditë më vonë ndërroi jetë.

Biseda:

Tole: Kujte si dukesh sot?

Mesazhi i Vasil Sofokli Tole:

#kujtimprodani 😓
Lajm i hidhur farmak, largimi i parakohshëm i Kujtim Prodanit, djalit artist të prindërve artistë, të mëdhenjve të muzikës sonë Agim Prodani dhe Anita Take.
Ishim kolegë e miq të mirë prej viteve studentore, ish studentë të kompozicionit në klasën e profesorit Kozma Lara. Në muzikën që shkroi e interpretoi vijoi traditën e Prodanëve në muzikë, duke e pasuruar atë me tingujt e shpirtit të tij të bardhë, të sinqertë e të qeshur.
Ishte optimist, deri në fund, si një akord mazhor! Iku në ditën e bardhë të Ujit të Bekuar!
Komunikimin e fundit me të e pata më 31 dhjetor, një fragment të të cilit po e vendos më poshtë!
Ngushellime vellait te tij, te afermve, miqve dhe komunitetit te muzikes per kete humbje pa kthim.
Lamtumirë artist! 🙏😓

Prodani: “Vaso një flamë. Po do ta hedh. Shërbim i mrekullueshëm këtu. Gëzuar qofshi!”

990BEC93 AA63 42A9 AD4D 88190F46130D

Të ngjashme