Showbiz
Zbulohet kur do të martohet Dafina Zeqiri
10 Dhjetor, 2023 | 1:12 pm

Menjëherë pas vitit të ri, në muajin janar, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji do t’i thonë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni private.
Lajmi është bërë i ditur nga “Prive” të cilët konfirmojnë se numri i të ftuarve në dasmën e Dafinës nuk do t’i kalojë 100 persona.
Si duket dyshja nuk kanë pritur verën si pjesa më e madhe e “VIP-ave” për ceremoninë e tyre, duke vendosur të martohen në janar ndonëse data nuk dihet akoma.
Kujtojmë që ishte vetë Dafina që konfirmoi martesën e saj duke shkruar në Instagram:
“Është zyrtare! Martohem në vitin 2024”.












































