Showbiz
Vivien braktis Tiranën për Ferizajin. Sot u ribashkua me Getinjon
11 Shkurt, 2023 | 1:04 am

Aventura e Vivien duket se ka përfunduar brenda BB VIP Kosova, ndonse Geti prej kohësh lobonte që ajo të dilte jashtë. Madje ai i çonte dhurata e brenda shtëpisë për ta kujtuar.
E mesa duket sonte më në fund është bashkuar me Getin, e madje ka dalë me idenë për të mos u ndarë nga Geti. Opinionistja Anita Haradinaj e ka pyetur nëse ajo do të kthehej në Tiranë, por Vivi ka surprizuar me përgjigjen e saj.
Ajo ka thënë jo, por do të kthehej në Ferizaj, duke nënkuptuar që do shkonte te familja e Getit.












































