Kryefjala Logo

Violinisti Olen Çezari: Juria tre netë pa gjumë për të zgjedhur këngen më të mirë

20 Dhjetor, 2025 | 10:33 pm


Procesi i përzgjedhjes së këngëve në Festivalin e 64-t të Këngës në RTSH ka qenë më i vështirë dhe më kërkues nga sa mund të duket nga jashtë. Violinisti i njohur Olen Çezari, anëtar i jurisë së festivalit, ka zbuluar prapaskenat e këtij procesi, duke rrëfyer lodhjen, presionin dhe përgjegjësinë e madhe që shoqëron detyrën e tij.


“Kush tha që ne jemi të qetë? Tre netë pa gjumë na keni lënë me këtë hall. Na kanë dalë 40 kushërinj, na kanë ardhur 100 telefonata. Është telash ky zanat,” tha Çezari, duke treguar se vendimmarrja nuk ka qenë aspak e lehtë.


Violinisti shtoi se për të qenë i drejtë me çdo artist, ka kaluar orë të tëra duke dëgjuar këngët pa pushim. “Sot jam mbyllur nga ora 16:00 deri në 20:00 para kompjuterit. I kam dëgjuar këngët nga 30 herë, sepse s’dua t’i heq hakun askujt,” tha ai, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj procesit dhe respektin për punën e artistëve.


Deklarata e Olen Çezarit hedh dritë mbi seriozitetin dhe profesionalizmin e jurisë së Fest 64, duke treguar se pas çdo vendimi që merr juria fshihen netë pa gjumë, dëgjime të përsëritura dhe një ndjenjë e fortë përgjegjësie ndaj muzikës dhe pjesëmarrësve. Ky rrëfim tregon se sfida e vlerësimit të artit nuk është thjesht një detyrë formale, por një proces i ndërlikuar që kërkon përkushtim, durim dhe ndjeshmëri artistike.

Të ngjashme