Kryefjala Logo

VIDEO/ Meta me 91-vjeçarin në Dibër të Madhe: “Na këndojnë pushkët nëpër kulla!”

25 Nëntor, 2020 | 10:25 am

Gjatë vizitës së tij në Dibër të Madhe, presidenti i Republikës Ilir Meta ka patur edhe një takim special.
Bëhet fjalë për artizanin 91-vjeçar, Ilmi Krifca.
Përmes një postimi në Instagram, kreu i shtetit e quan 91-vjeçarin memorie e gjallë historike e kësaj treve dhe patriot i zjarrtë për çështjen kombëtare.
“Nuk mund të mos takoja në Dibrën e Madhe, artizanin më të vjetër, 91-vjeçarin Ilmi Krifca, memorie e gjallë historike e kësaj treve dhe patriot i zjarrtë për çështjen kombëtare.
Me shprehu hapur shqetësimin e tij të drejtë se “ka udhëheqës që nuk po ja duan të mirën Atdheut”.
Por për mua ata janë kuislingë, sepse Udhëheqësit e vërtetë i dalin për Zot, Atdheut!
U përshëndetëm me vargjet e këngës së njohur dibrane: “Na këndojnë pushkët nëpër kulla!”, shkruan presidenti në postimin e tij

Të ngjashme