Showbiz
“Vesha bluzën e nënës në aeroport dhe qava”/ Kimi rrëfen historinë prekëse të këngës në FEST 64
20 Nëntor, 2025 | 8:25 am

Kimi është këngëtari shqiptar që u bë i njohur në spektaklin e talenteve “American Idol”. Këtë vit ai ka debutimin në Festivalin e Këngës në RTSH.
Në intervistën e tij të parë për pjesëmarrjën në Fest64 në emisionin “Në Radio” të Andri Xhahut, këngëtari nga Kosova tregon historinë e krijimit të këngës së tij konkurruese.
“E kam përfunduar këngën në anglisht. Shumë pak kohë përpara dërgimit të këngës mësova që ajo duhet në shqip. Desha të dorëzohem sepse nuk njoh njerëz që shkruajnë këngë shqip”.
Kimi më tej shpjegon së frymëzimi për të shkruar teksin shqip erdhi në aeroport, rrugës në kthim për në SHBA pas pushimeve verore në Kosovë.
“Kam qarë kur e kam shkruar këngën. Shihja njerëz në aeroport që qanin. Ndihmova një çift shqiptar gati 80-vjeçarë që po shkonin për të parë djalin e tyre pas 30 viteve. Duke më treguar historinë, shkruaja fjalë. Ne emigrantët kemi hequr shumë por dhe ia kemi dalë. Nuk jemi dorëzuar”.
Kështu lindi kënga “Prapë dielli del”, si ngjyra e bluzës së nënës së tij.
“Sa herë që vij në Kosovë marr një bluzë të nënës dhe e vesh në aeroport se më duket sikur më mbron dhe kam aromën e saj kur më merr malli. Bluza e saj kishte ngjyrë dielli”.
Dielli në këngë simbolizon edhe shpresën.
“Kënga është prekëse, ka shumë dhimbje por edhe shpresë, diell. Fjalët janë shumë të rënda por ndien një lloj lirire dhe dritë. Nëna ime e ka emrin Liri”.
Këngëtari thotë që secili nga ne duhet të bëhet diell i vetvetes.
“Kur të zgjohesh në mëngjes duhet të shihesh në pasqyrë e të thuash që unë do ia dal. Edhe kur ndihesh keq dhe i pavlerë dhe thua që s’ia vlen të jetosh, ia vlen me jetu. Bota ka nevojë për ty. Ti je pjesa që botës i mungon”.
Këngëtari shprehet i emocionuar për këtë debutim në Festivalin e Këngës.
“Më shumë kam emocione që jam në Festivalin e Këngës se sa kur isha në American Idol. Unë kam filluar ta shoh festivalin që kur ka marrë pjesë Rona Nishliu. Ajo është një ikonë e muzikës, e kam dashur gjithmonë. Askush s’ka mundur të thyejë atë që ka bërë ajo. Vendin e Rona Nishliut askush nuk e zë. Ajo ka qenë një vepër artistike”.
Në atë kohë ai kujton fjalët që i ka thënë nënës së tij.
“Do të vijë një ditë që do shkoj në festival, kam për të fituar, edhe Eurovizionin. Unë gjithsesi jam fitues vetëm se po marr pjesë në këtë festival. I pata thënë nënës që kemi me ia dalë një ditë që të jemi në festival. Ia dola. U kënaq kur ja tregova këngën. Babi më thotë që çdo ditë që zgjohet në mëngjes dhe pi kafen i thotë ‘Lëshoje këngën e Kimit’. Kur flasim në telefon më thotë ‘Do e fitojmë valla, do i prekësh prapë njerëzit’












































