Showbiz
“Valle mbi hi” rikthen Kastron, Redin dhe grupin e tyre në FEST 64 me ambicie të mëdha
21 Nëntor, 2025 | 5:55 pm

2 Farm të ftuar në emisionin Çasti I Duhur në Radio Televizionin Shqiptar rrëfejnë emocionet e tyre përpara FEST 64 si dhe zbulojnë më tepër detaje sa I përket konkurimit të tyre këtë edicion.
Për grupin e djemëve artist kjo është hera e dytë që do të ngjiten në skenën magjike të Festivalit pas pjesëmarrjes së tyre në FEST 61 , ishte pikërisht ajo dalja e parë e ribashkuar e grupit pas 19 vitesh . Ky rikthim shënoi dhe shtoi ambicien për artistët të cilët u shprehën se nëse do ta fitonin Festivalin, vitin tjetër Eurovizion do vinte në Tiranë.
Artistët kanë zbuluar gjithashtu edhe detaje nga kënga e tyre ndërsa shprehen se është privilegj veçanërisht të luash me Orkestrën e RTSH.
“Është privilegj të rikthehesh në Festival, i cili për mendimin tim është më i miri në Ballkan, por gjithashtu privilegj edhe më i veçantë është që të luash live me Orkestrën e RTSH” , shprehet Kastro Zizo.
Ndërsa me tej Redi shton se përgjegjesia rriter kur luan me profesionistë në skenë, kjo të shton më tepër përgjegjësinë, por edhe emocionet.
Kënga e tyre titullohet “Valle mbi hi”, e cila i përket zhanerit Alternativë. “Kënga është e thjeshtë, me një tekst pa shumë ngjyrime figurative por me një mesazh brenda, shprehen artistet. “ Ne sa herë që duam të bëjmë një këngë, vendosim fillimisht për mesazhin që duam të përcjellim, ndërsa përsa i përket muzikës, ajo është punë e të gjithëve ne “.
Grupi i përbërë nga regjisori Redi Mazi, avokati Renan Berati si dhe artisti Klevis Bega ndërsa rrëfyen sekretin sesi kanë arritur ta mbajnë “gjallë” grupin e tyre përtej angazhimeve të përditshme të gjithësecilit, nuk e mohuan faktin se në këtë festival vijnë me ambicie të shtuar, pse jo edhe për ta fituar FEST 64.










































