Kryefjala Logo

Valbona Mema rikthehet në BB VIP dhe flet për arsyet e largimit

25 Shkurt, 2023 | 10:10 pm

Sonte në “Prime”, Valbona ka treguar se arsyeja e largimit ishte me të vërtetë shumë e fortë.Motra e saj vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe ajo do t’i qëndrojë pranë në këto momente kritike.

Valbona: Unë besoj se jam e fortë dhe do e përballoj këtë. Unë në shtëpi mora dhe dhurova shumë dashuri. Për të gjithë do kem shumë mall dhe mendoj se me të gjithë do jem miq jashtë. E kam ëndërruar të kem një familje të madhe dhe unë ata i kam parë si familje. Luizin e kam brenda në zemër. Për mua është djalë, vëlla dhe do e dua gjithë jetën. Dhe me Armaldon do jemi miq të mirë.

Të ngjashme