Kryefjala Logo

Sulmi ne Vjene, nje nga autoret eshte shqiptar!

3 Nëntor, 2020 | 12:16 pm

Njëri prej autorëve të sulmeve terroriste të organizuara mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin austriak, Vjenë është një i ri shqiptar i Maqedonisë së Veriut.
Ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer tha se 20 vjeçari i ekzekutuar nga policia është shtetasi Kurtin.S, lindur në Austri por me origjinë shqiptare i Maqedonisë së Veriut.

Një gjë e tillë u deklarua më hërët edhe nga kryeredaktori i gazetës së përjavshme austriake Falter, Florian Klenk. Përmes Twitter-it Klenk, thotë se autori i sulmit ishte rreth 20 vjeç, i lindur dhe rritur në Vjenë por me prejardhje shqiptare.

“Emri i tij ishte Kurtin S. i lindur në vitin 2000, ishte 20 vjeç, ishte lindur dhe rritur në Vjenë dhe kishte prejardhje shqiptare. Prindërit vinin nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për islamizmin‘, shkruan ai në një status në Twitter.

“Kam hulumtuar disa detaje rreth terroristit, emri i tij ishte Kurtin S. i lindur në vitin 2000, ishte 20 vjeç, ishte lindur dhe rritur në Vjenë dhe kishte prejardhje shqiptare. Prindërit vinin nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për islamizmin. Ishte nën radarin e autoriteteve sepse ishte një nga rreth 90 islamistët austriakë që donin të udhëtonin drejt Sirisë. Ai u ndalua ta bënte këtë në korrik. Policia nuk i besoi atij që po planifikonte një sulm terrorist në Vjenë,” – shkruan kryeredaktori Klenk.

Sulmi nga i cili mbetën të vdekur 4 personave u krye në disa pika të kryeqytetit austriak. Gjithçka nisi në orën 20:00 me orën lokale në Vjenë, ku disa persona të armatosur nisën të qëllonin në ambjente te ndryshme ndaj civileve. Viktimat ishin 3 burra dhe një grua të moshës nga 40 deri në 50 vjec. Po ashtu raportohet edhe për 17 persona të plagosur.

I vetmi atentator që u ekzekutua nga policia ishte 20 vjeçari austriak me origjinë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, që sipas ministrit të Brendshëm ishte radikalizuar dhe dyshohet se ishte rekrutuar nga ISIS. Madje ai kishte tentuar para pak kohësh edhe t’i bashkohej ISIS në Siri. Katër atentatorët e tjerë u dorëzuan para policisë.

burimi: ballkanweb

Të ngjashme