Kryefjala Logo

Rama ka frike mos ja merr Meta, Blendi Fevziu vrapon drejt “Vilës së Zogut” në Durrës

7 Nëntor, 2020 | 3:19 pm

Kryeministri Edi Rama ishte dje në Durrës në kuadër të turit që ka nisur nëpêr Shqipëri “Deputeti që duam”.

Por teksa fliste për meritat e qeverisjes së tij dhe dëshirên për një mandat të tretë, kreu i qevetisë nuk i kurseu sërish sulmet dhe ironitë ndaj presidentit të Republikës.

“Mos do të marrë dhe vilën e Zogut në maj të kodrës për 60-vjetor?”, u shpreh Rama teksa i referohej Pallatit Mbretëror veror të Mbretit Zog, një kryevepër arkitekturore tashmë e lënë në harresë.

Por pikërisht një ditë pas deklaratës së kryeministrit, Vila e Zogut në Durrës është vizituar nga gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu, dashamirës dhe njohës i mirë historisë së Shqipërisë në kēto vite dhe jo vetëm.

“Ish pallati mbreteror veror i Durresit, vjedhur dhe bastisur ne 1997. I projektuar nga Florestino de Fausto mendohej se ishte nje nga vilat me te bukura ne Ballkan. Mobiljet, mermeri, parketi e madje edhe pllakat e banjave u vodhen ose u shkulen ne Mars 1997. @ Vila e Zogut”, shkruan gazetari në postimin e tij në Facebook.

Pra, Fevziu nxjerr në pah vlerat e mëdha që mban kjo godinë. Por a mundet Rama ti bëjë sërish një dhuratë kaq me vlerë Ilir Metës, qoftë edhe si shpërblim për faktin se ishte Meta dhe LSI ata që i mundësuan karriken e kryeministeit në 2013-ën?…

Të ngjashme