Kryefjala Logo

“Fundi i botes?”

28 Shtator, 2020 | 4:50 pm

Renada Caci lajmëron largimin nga “Portokalli”
unnamed
“Portokalli” do të nisë javën e parë të tetorit sezonin e ri televiziv. Pas gjithë aludimeve, pak ditë më parë u mësua se spektakli i humorit do vazhdojë të jetë në regjinë e Altin Bashës, dhe aktorët protagonistë do jenë ata që i kanë qëndruar besnikë ndër vite. Pavarësisht kësaj, ditën e sotme është konfirmuar largimi i një prej aktoreve më të njohura, Renada Cacit që jemi mësuar ta shohim në rolin e “Luzes”. Pas shkrimeve në media online, ajo ka pranuar nëpërmjet Instagramit se është e vërtetë që nuk do jetë më pjesë e “Portokalli”.
Renada ka falenderuar kolegët dhe drejtuesit e televizionit, si dhe ka treguar se do jetë shumë shpejt pranë fansave. Kjo na bën të mendojmë se ka një tjetër projekt ku do e shohim.
Për largimin e saj, ka reaguar dhe aktorja Delinda Disha. Ajo është shprehur se talenti nuk hiqet kurrë, por kur një portë mbyllet, të tjera do i hapen.

Të ngjashme