Showbiz
Unaza e Borës është pak e madhe dhe për këtë Donaldi jep arsyen!
15 Dhjetor, 2023 | 2:14 pm

Pak ditë më parë Donaldi propozoi Borën për martesë. Por zbuloi vet se si shumica e djemve jo gjithmonë e qëllojnë masën e gishtit të partneres.
Donaldi ka publikuar në Insta Story unazën në dorën e Borës e cila i rri pak e madhe e përbri shkruan: E mora vetë të madhe që ta ketë edhe kur të rritet.
Sigurisht një arsye e justifikueshme, ku as në këtë pikë Donaldi nuk e ka lënë mënjanë humorin.













































