Showbiz
Ueda dhe Arlind i “Love Island Albania” bëhen prindër, zbulojnë emrin e vogëlushes
22 Korrik, 2024 | 4:52 pm

Çifti fitues i Love Island kurorëzuan dashurinë e tyre disa muaj më parë ku dhe lajmëruan se Ueda ishte në një pritje të ëmbël. Ditën e sotme Arlindi dhe Ueda kanë publikuar në Instagram lajmin se vajza e tyre ka ardhur në jetë.
“Amea jemi të bekuar që jemi prindërit e tu. Zemra jonë është plot!”- shkruajnë ata përbri fotos.

Gjithashtu çifti kanë lajmëruar se vajza ka lindur në datën 20 korrik 2024 dhe ne i urojmë jetë të gjatë.












































