Kryefjala Logo

“Ua sa turp, për një bluzë”- Banorëve të BBVA u kërkohet të kthejnë veshjet që morën dhuratë

18 Shkurt, 2026 | 8:28 am

Një situatë e paprecedentë është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Thuajse çdo prime, moderator i këtij formati, Ledion Liço, prezanton surpriza për banorët, nga brande të ndryshme të cilat i paraqet në formën e dhuratave.

Por duket se këto produkte nuk janë tamam dhuratë për banorët.

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, duket se banorëve u është kërkuar të dorëzojnë bluzat e dhëna dhuratë.

Gjatë një bisede tre banorët e shtëpisë, Mateo Brikena dhe Great diskutojnë për bluzat të cilat duhet të kthejnë.

Në këtë moment prokusioni i Big Brother i tërheq vqmendjen duke i thënë “kujdes mikrofonin”.

Mesa duket produktet e prezantuara si dhurata nga produksioni i Big Brother, janë thjesht kontrata marketingu, pas së cilave fshihen vetëm përfitime financiare.

Të ngjashme