Kryefjala Logo

U rrëzua tek Piramida, ndërron jetë efektivja e Policisë 22 vjeçare

10 Dhjetor, 2024 | 2:26 pm

Në Spitalin e Traumës ka humbur jetën ditën e sotme një 22-vjeçare, efektive policie. Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se e reja ka ndërruar jetë një javë pasi aksidentalisht u rrëzua nga shkallët e “Piramidës” në Tiranë.

Fatkeqësisht efektivja nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra në kokë, duke gjetur vdekjen mesditën e kësaj të marte.

Ngjarja e rëndë ndodhi një javë më parë ku 22-vjeçarja u rrëzua nga shkallët e “Piramidës”. Në momentin e ngjarjes oficerja e policisë nuk ishte në shërbim dhe kishte shkuar te “Piramida” me familjarët e saj.

421A36AF A543 48D9 AF2B 2943B5432ADF

Të ngjashme