Aktualitet
U qëllua me plumb në kokë, ndërron jetë biznesmeni 52-vjeçar në Tiranë
14 Nëntor, 2024 | 9:04 am

Ka ndërruar jetë biznesmeni, i cili mbrëmjen e djeshme u qëllua me plumb në kokë në rrugën “Faik Konica” në Tiranë.
Eduart Reçi, 52 vjeç i cili u qëllua me plumb në kokë, ka ndërruar jetë pas disa orëve luftë me jetën në spitalin e Traumës.
Reçi njihej si biznesmen dhe si pronar i disa subjekteve në rrugën “Faik Konica”, ku edhe u qëllua me armë zjarri.
Reçi është pronar i kompanisë ELGM, që merret me ndërtim apo menaxhim të objekteve të ndryshme përfshirë dhe ato turistike.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
“Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim”, njoftoi policia në mesnatë.
/Newsbomb.al/
















































