Showbiz
Trondit Melisa në BB VIP Kosova: Jam ngacmuar seksualisht në moshën 5 vjeçare
21 Shkurt, 2023 | 12:40 am

Melisa ka rrëfyer një histori tronditëse të jetës së vet. Ajo ka treguar se në një pjesë të jetës së saj, ka përjetuar një mbyllje në vete, ku edhe ka kërkuar ndihmë tek psikologu, madje ka tentuar edhe ta lëndojë vetën.
Melisa shokoi me historinë e saj të fëmijërisë kur tregoi se sa ishte pesë vjeç ishte ngacmuar seksualisht.
Jam ngacmuar seksualisht kur isha 5 vjeçe nga një mashkull plot epsh, por fatmirësisht nuk jam përdhunuar”.
Kjo histori e Melisës preku të gjithë banorët dhe jo vetëm.
Melisa tregoi se ajo nuk ishte hera e vetme që ishte ngacmuar seksualisht, njëjtë i kishte ndodhur edhe kur ishte rritur, e të gjitha këto ngjarje i ishin mbledhur saqë në një moment u përball edhe me ankthin.












































