Kryefjala Logo

Tragjike në Fier, 50-vjeçari gjendet i vdekur anash rrugës. U aksidentua nga një makinë

6 Janar, 2021 | 3:00 pm

 

Një ngjarje tragjike është shënuar në Fier, ku një person bëhet me dije se është gjetur pa shënja jete anash rrugës.
Viktima është identifikuar dhe është shtetasi G.Gj dhe është gjetur në vendin e quajtur “Vajkan”.
Bëhet me dije se ai është përpalus nga një makinë, por policia nuk ka dhënë informacion nëse është identifikuar personi përgjegjës apo është larguar.
Sot rreth orës 08:20, në vendin e quajtur “Vajkan”, në anë të rrugës është gjetur pa shenja jete shtetasi G. Gj., 50 vjeç, banues në Vajkan.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qënë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme