Lifestyle
Timo Flloko i flet dashurisë (në Butrint…)
27 Qershor, 2023 | 10:02 pm

Aktori fenomenal i kinematografisë shqiptare do të bëjë bashkë yjet e muzikës dhe kinemasë në Butrint. Në datën 8 korrik artistë si, Saimir Pirgu, Luiza Xhuvani, Nik Xhelilaj, Arilena Ara, Marsela Çibukaj, Pirro Cako, Soni Malaj, etj do të ngjiten në skenën e mrekullueshme të amfiteatrit të Butrintit.
Timo Flloko ka menduar këtë herë të realizojë një mbrëmje me poezi dashurie dhe këngë që kanë në qendër një mesazh kaq të bukur e universal siç është dashuria. Dhe me siguri që në regji do të jetë bashkëshortja e tij, Vera Grabocka.














































