Showbiz
Tayna e përfshiu në këngën e saj, këngëtarja Alida Hisku zbulon sa është paguar
12 Shkurt, 2026 | 8:50 am

Këngëtarja Tayna, perfshiu në këngen e saj “Thana”, refrenin e këngës “Vajzat e fshatit tim” të Alida Hiskut, e cila prej dekadash zë një vend të veçantë në kujtesën e publikut.
Vetë Alida Hisku, ka treguar se si lindi ky bashkëpunim i veçantë. Ajo theksoi se materialin muzikor ia ka dhuruar Taynës me dëshirën që muzika shqiptare të dëgjohet edhe më shumë nga publiku në Kosovë. Megjithatë, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, Tayna i ka dërguar 250 euro.
“Diku, menaxherëve të Taynës i kishin treguar për këtë këngë të bukur shqiptare që 50 vjet, akoma këndohet nga tre brezat.
Biznesi sicc është sot dihet. Ne shqiptarët e brezit tim nuk këndojmë për biznes. Më pasmenduan që të merrej kënga ime, si punë karremi dhe më merr në telefon Tayna dhe më thotë që dua të bëj këngën tënde. Do marr një pjesë nga zëri jot. E pash në dy aspekte. Në konkurrencë nuk shikoj asnjë lloj këngëtari sepse unë jam e një brezi tjetër.
Unë marr qëllimin, nuk marr interesat personale. Qëllimi im ishte që një këngë shqiptare të shkonte edhe tek publiku i Kosovës, pa llogaritur ka apo jo sukses. Ajo më kërkoi numrin e Enver Shëngjergjit dhe Xhuljana Jorganxhi që ka bërë tekstin dhe pas dy javësh kam parë që më ka postuar 250 euro. Unë nuk e shita këngën, ja dhurova. Por ajo ishte një simbol”, tha këngëtarja Alida Hisku.












































