Lifestyle
Studim:Femrat nuk i duan duhanpirësit
13 Gusht, 2021 | 5:02 pm

Sipas një anketimi, shumicës së femrave nuk iu duken joshës meshkujt duhanpirës.
Nga 1,000 beqarë të anketuar, 70% prej tyre kanë thënë se neveriten nga meshkujt që pinë duhan, ndërkaq 56% prej tyre gjithashtu kanë thënë se asnjëherë nuk do të lidheshin me një duhanpirës.
Këto shifra janë më ndryshe për meshkujt, ku 46% pohojnë se nuk do të lidheshin me një femër që pinë duhan, dhe 65% prej tyre kanë thënë se duhanpirja nuk është joshëse.
Anketimi, i cili është kryer nga kompania ‘Inogen’, ka studiuar preferencat e personave mes moshave 18 dhe 76 vjeç sa i përket pirjes së cigareve dhe atyre elektronike.
Arsyet kryesore se përse të anketuarit kanë thënë që nuk do të lidheshin me një duhanpirës janë:
1.Aroma që mbetet nga tymi i duhanit
2. Meraku rreth shëndetit
3. Erën e keqe të gojës, dhëmbët e verdhë, etj.














































