Kryefjala Logo

Stresi ka nje mesazh per policine: Mos rrini tek lagjia, nuk e kapni dot fantazmen

17 Dhjetor, 2020 | 3:08 pm

Prej disa ditesh Stresi eshte ne kerkim nga policia pas pjesemarrjes ne proteste. Ai ka treguar se ka udhetuar drejt Kosoves me nje makine funerali dhe ka bere nje thirrje per policine.

Ne nje live ne Instagram Stresi thote:

Unë nuk jam në Shqipëri e dashur polici shqiptare dhe as nuk e tregoj se ku ndodhem. Kështu që mos rrini tek lagjia ime 30 policë duke fjet gjumë sepse kam kamerat e pallatit. Mos hidhni përgjuesa në ballkon, e keni të kotë fantazmën nuk mund ta zini kurrë. Nëse më kërkoni mua se ku jam, futuni në Youtube dhe del fytyra ime.Mos rrini në lagjen time sepse unë nuk iu kam bërë gjë. I keni të gjitha videot dhe prandaj jeni duke plasur se nuk mund të gjeni gabim në atë protestë. Thjesht unë jam organizator i asaj proteste të parë dhe që hapi kauzën kundra shtetit që na kanë vrarë shokun dhe munden me na vrarë prap.

Burimi: iconstyle

Të ngjashme