Showbiz
Stresi ka një ëndërr në sirtar, një film për jetën e tik por ka diçka që e pengon…
22 Shkurt, 2023 | 11:11 pm

Stresi në një bisedë sot me Xhulin ka treguar se ndër planet e tij ka qenë realizimi i një filmi mbi historinë e jetës. Por për këtë ide, Stresi tha se ka kontaktuar me shumë producentë të cilët i kanë kërkuar një shumë të madhe parash, pak më shumë se 500 mijë euro.
Juliana e pyeti nëse donte të bënte film apo dokumentar e përgjigjia e Stresit ishte:
’Film. Për dokumentar, kisha bërë 8. Është shumë thjeshtë. Një aparat në dorë, me një skenarist të mirë…’
Mesa duket kjo dëshirë duket se Stresit do ti mbetet ëndërr në sirtar, për shkak të kostos së lartë. Mirëpo, për fat të keq edhe nëse fiton ‘Big Brother Kosova’ ai nuk do të arrijë të formojë shumën e kërkuar pasi çmimi i madh i BBVK është 200 mijë euro.












































