Sport
VIDEO e frikshme, ja momentin kur Eriksen pëson atak dhe bie në tokë
2 vite më parë


Në “Parken Stadium” të Kopenhagenit po luhet takimi i parë i Grupit B të “Euro 2020” mes Danimarkës dhe Finlandës.
Momente tmerri në fund të pjesës së parë, ku Christian Eriksen humbet ndjenjat dhe qëndron i shtrirë në fushë për disa minuta.
Gjendja e tij ka shqetësuar të gjithë të pranishmit në stadium, teksa edhe ndihma mjekësore duket e pamjaftueshme për momentin.
Ndeshja është ndërprerë për momentin, teksa të gjithë janë të shqetësuar për gjendjen e Eriksen.