Kryefjala Logo

Shorti i eliminatorëve të Europianit U-21, Shqipëria sërish me Kosovën, Anglinë dhe Andorën

28 Janar, 2021 | 3:01 pm

Është hedhur sot në Nyon të Zvicrës shorti për Europianin e 2023 të kombëtareve të 21-vjeçarëve.

Përfaqësuesja shqiptare, e drejtuar nga Alban Bushi, është shortuar në një grup aspak të lehtë ku tre nga pesë kundërshtarët ishin edhe në eliminatoret e fundit që u mbyllën në nëntor. Bëhet fjalë për Anglinë, Andorën dhe Kosovën, ndërkohë që dy rivalet tjera janë Republika Çeke dhe Sllovenia.

Ndeshjet e grupeve të Europianit për moshën U-21 do të luhen duke filluar nga muaji mars 2021 e deri në qershor të vitit 2022, ndërsa ndeshjet e fazës play-off do të luhen në shtator të vitit 2022. Faza finale e këtij turneu do të zhvillohet në muajt qershor-korrik 2023.

Shorti i sotëm përcaktoi 9 grupet e fazës eliminatore të Europianit, nga të cilat 8 janë me nga 6 skuadra, ndërsa një grup ka 5 skuadra. Nëntë vendet e para të grupeve do të kualifikohen direkt për në fazën finale së bashku edhe me vendin e dytë më të mirë të eliminatoreve. Ndërsa 8 vendet e tjera të dyta do të përballen në play-off për të përcaktuar edhe katër skuadrat e fundit që do të sigurojnë biletën për në fazën finale të Europianit.

Pas një fushate të suksesshme në eliminatoret e Europianit të kaluar, kuqezinjtë u ngjitën këtë herë në vazon e katërt nga gjashtë në total së bashku me skuadra si Skocia, Uellsi, Hungaria, Finlanda, Irlanda e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Bjellorusia dhe Maqedonia e Veriut. Paraqitjet e fundit pozitive të skuadrës së drejtuar nga trajneri Alban Bushi e kanë ngjitur Shqipërinë në renditjen e UEFA-s.

Të ngjashme