Kryefjala Logo

Publikohet lista e lojtarëve të grumbulluar në kombëtare në ndeshjet kundër ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos

28 Gusht, 2021 | 2:29 pm

Gjatë ditës së sotme është publikuar lista e grumbullimit të lojtarëve shqiptar që do ti bashkohen përfaqsueses kuqezi në përballjet e eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

Trajneri Edoardo Reja ka seleksionuar 27 lojtarët si më poshtë:
Tre portierët janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Gentian Selmani. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Albi Doka, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Ramen Çepele, Lorenc Trashi, Mario Mitaj, Erjon Hoxhallari. Në mesfushë Amir Abrashi, Klaus Gjasula, Enis Çokaj, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Qazim Laçi, Odise Roshi dhe Endri Çekiçi. Në sulm Ernest Muçi, Bekim Balaj, Armando Broja, Sokol Cikalleshi, Rey Manaj dhe Myrto Uzuni.
Vlejnë të thekësohen emrat të cilët nuk janë pjesë e rregull e listës si:
Ernest Muçi, i cili vjen nga Kombëtarja U-21, teksa ndryshe nga miqësoret e qershorit rikthehen në listë të rinjtë Ramen Çepele, Mario Mitaj, Enis Çokaj dhe Armando Broja.
Përfaqësuesja shqiptare do të përballet më 2 shtator me Poloninë në transfertë, me sfidën që luhet në stadiumin “PGE Narodoëy” të Varshavës, duke filluar nga ora 20:45. Më 5 shtator, Shqipëria pret Hungarinë në ndeshjen e pestë të eliminatoreve, që luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 18:00.
Sfida e tretë e shtatorit është ajo e datës 8, me Kombëtaren që do të presë San Marinon po në “Elbasan Arena”, ndeshje që starton në ora 20:45.

DADAE34B 7E65 4AD1 BC79 B35B8A97C4CD

Të ngjashme