Kryefjala Logo

Futbollisti shqiptar i jep lamtumiren fushes se blerte. Ja lidhja me skuadren e Tiranes.

25 Gusht, 2021 | 3:40 pm

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i futbollit Tirana në kryeqytet ka njoftuar largimin e lojtarit Grent Halili. Njëkohësisht djali i kryetarit dhe sponsorit më të madh që nga viti 2003 I klubit , është njoftuar që jo vetëm do të ndaloj së luajturi për Tiranën por dhe se luajturi futboll profesionist duke i dhënë fund një karriere të shkurtër në një moshë shumë të re. Klubi falenderon shërbimet e lojtarit dhe thekson faktin që edhe pse Grenti nuk do të luaj më në fushën e blertë do të bëhet një pjesë e pandashme e administratës së klubit.

Shpesh ky lojtar është paragjykuar për vendosjen e tij në formacion të parë për shkak të detyrës që babai i tij Refik Halili mban në këtë klub, megjithatë raportet me tifozët ndër vite kanë qenë të mira dhe karakteri I treguar në fushë ka zbehur këto gjykime.
Kulminacioni I këtij lojtari ndodhi në sezonin 2019-2020 kur dhe Tirana u shpall kampione e Superligës Shqipatre.

Njoftimi i lojtarit në Instagram:
Gjithçka nisi 13 vite më parë me një ëndërr që një ditë do të mund të bëhesha një futbollist profesionist. Është e vërtetë kur thonë që në jetë e mira s’ka fund, por ama jam krenar për atë c’ka munda të arrij në këtë profesion. Sot dua të lajmëroj tërheqjen time nga futbolli i luajtur. Është një vendim që asnjëherë nuk prisja ta merrja kaq herët aq më pak që në këtë moshë por ama është një vendim i cili sado i vështirë, i duhuri për mua pasi ambicie të reja më bëjnë të marr këtë vendim.

Është koha për t’i thënë mirupafshim këtij sporti kaq të bukur, por ama dhe këtij klubi që më dha gjithçka si brenda fushe ashtu dhe jashtë saj. Ky klub, nuk më mësoi të jem thjesht një lojtar i mirë por, më dha formë mua si person, më ndihmoi të rritem, më injektoi vlerat sportive, disiplinën, të qëndrosh me këmbë në tokë dhe të imponosh respekt edhe tek ata njerëz që se kanë merituar respektin tënd! Kam kaluar shumë momente tek ky klub dhe nuk qenka aq e thjeshtë të heqësh dorë. Kam punuar dhe jam përpjekur të stërvitem me profesionalizmin e duhur dhe gjithmonë të jem i hapur kundrejt këshillave apo kritikave të çdokujt. Dhe pse jam person i cili gjithmonë lë të tjerët të më gjykojnë, jam krenar për atë cka mund të kem dhënë për këtë klub ku dhe përtej dështimeve që kam hasur gjatë karrierës, kam mundur të ngrihem dhe më i fuqishëm dhe të jem përherë me kokën lart.

Ka qene një rrugëtim i vështirë por një eksperiencë e paharrueshme. Një falënderim shkon për të gjithë shokët e mi të ekipit, trajnerët dhe stafin ndër vite për mbështetjen dhe këshillat që më kanë dhënë në cdo moment. Falënderoj gjithashtu tifozërinë e klubit të Tironës, që fal tyre dashuria për këtë klub bëhet akoma më e madhe. Falënderoj miqtë e mi që më kanë qëndruar gjithmonë pranë si në të mirë dhe në të keq. Mbi të gjitha, falënderoj familjen time për të gjithë mbështetjen përgjatë rrugëtimit tim, dhe Zotin që ma ka bekuar këtë rrugëtim.

Tërhiqem nga loja e futbollit si lojtari i klubit më të MADH në Shqipëri! Premtoj dhe betohem që tërhiqem nga ky klub vetëm si lojtar, ama në një të ardhme në një pozicion tjetër, nuk do tërhiqem ASNJËHERË!

Të ngjashme