Kryefjala Logo

Botërori “Katar 2022”: Ja si do të luajnë Shqipëria dhe Kosova kundër Polonisë dhe Gjeorgjisë në mbrëmjen e sotme

2 Shtator, 2021 | 1:33 pm

Kombëtarja shqiptare e Edi Reja-s,  do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv ndaj një rivali të drejtpërdrejtë si Polonia në kualifikuset e Botërorit “Katar 2022”.

Formacioni që do të hidhet në fushë, mendohet të jetë ajo që trajneri ka provuar përsëri në stërvitjen, 3-5-2, me Kumbullën, Gjimshitin dhe Ismajlin  që do të qëndrojnë para portierit Berisha.
Në mesfushë shtytësat do të jenë Hysaj dhe Trashi ndërsa në qëndër do të aktivizohen Abrashi, Gjasula dhe Bare.

Në sulm trajneri Reja ka patur më shumë dyshime duke patur parasysh formën e mirë që po kalojnë Broja dhe Uzuni, gjithsesi në këtë repart do të konfirmohen Manaj dhe Cikalleshi.

 

Formacioni i mundshëm

 

Berisha

 

Kumbulla   Gjimshiti    Ismajli

 

Hysaj   Abrashi    Gjasula    Bare   Trashi

 

Manaj –  Cikalleshi

 

Ndërsa kombëtarja e Kosovës në futboll, sot përballet me Gjeorgjinë. Trajneri u shpreh se:

“Të dyja ekipet jemi në kërkim të tre pikëve të para, pasi jemi në një grup të fortë me ekipe si Spanja, Suedia dhe Greqia, mund të them që ne dhe Gjeorgjia kemi kualitet të përafërte. Gjeorgjia në ndeshjet e kaluar ka pasur paraqitje të mira është mposhtur krejt në fund nga Spanja dhe ka arritur barazim ndaj Greqisë, sigurisht që ata synojnë fitoren ndaj nesh”,  Ndeshja Gjeorgji-Kosovë nis në orën 18:00 dhe transmetohet live në RTK.

 

Të ngjashme