Showbiz
Sot po krijon një EP ndërkombëtare, por Kastro tregon si i vodhi lekët që i duheshin për këngën e tij të parë…
3 Mars, 2023 | 8:32 pm

Viti 2023 duket se ka nisur mbarë për Kastro Zizon. Pas pjesëmarrjes snë “Festivalin e RTSH” me 2Farm të cilët fituan çmimin e tretë me këngën “Atomike”, Kastro është nderuar me çmim në Amerikë dhe ka vendosur që të thyejë kufijtë e muzikës dhe të sjellë një projekt të vecantë që do ta publikojë së shpejti.
I ftuar ditën e sotme në emisionin “Ditë pas Dite” në RTSH ai ka thënë se do të sjellë një EP me emrin “101” dhe do të ketë këngë me artistë shqiptarë që jetojnë pikërisht në SHBA si, Vedat Ademi, Flaka Krelani, Wendi Mancaku, etj. Dhe jo vetëm kaq, por ky projekt që pritet të lidhë Tiranën me New York-un, do të ketë po ashtu edhe këngë të 2Farm.
Por ju e njihni Kastron përveçse një artist unik është gjithashtu edhe një këngëtarët më të drejtpërdrejtë. Në 25 vite karrierë Kastro ka fituar shumë çmime, me 2Farm kanë shitur mbi 100 mijë kopje albumesh, por ai tregoi se fillimet e karrierës së tij nuk kanë qenë aspak të lehta. Ai tha se lekët për këngën e tij ja kishte dhënë nëna e tij dhe gjysmën tjetër i kishte vjedhur. Kaq ka mjaftuar që në studio të shpërthenin të qeshurat, por Kastro i kërkoi shumë ndjesë komshies së tij dhe tha se vite me pas ato lekë ja ka kthyer dhe se kjo ka qenë hera e parë që ai ka bërë një veprim të tillë.
Min 23:56












































