Lifestyle
Si të mbani një raport intim pa përfshirë ndjenjat në të?
15 Shkurt, 2022 | 12:41 pm

1-Krijoni limite dhe përmbajuni atyre
Përpiquni që ta takoni njëri-tjetrin fundjavave dhe jo shpeshherë pasi nëse kjo do të ndodhte atëherë ju do të përfshiheshit në një marëdhënie.
2- Njihuni edhe me njerëz të rinj
Të keni takime të shumta me njerëz të ndryshëm do ju ndihmojë që të mos afeksionoheni shumë pas dikujt.
3-Mësoni vlerën tuaj
Eshtë e natyrshme të bëheni xheloz për partnerin tuaj, por mos harroni se kjo ishte zgjedhja juaj dhe mos harroni që nuk duhet të hidheni në sulm menjëherë.
4-Mbajeni raportin tuaj larg rrjeteve sociale
Të postoni shumë foto me personin tuaj do të shkaktonte shumë keqkuptime.
5-Sigurohuni që jeni në të njëjtën fazë për sa i përket marëdhënieve intime
Të kesh takime të shumta me individë për të kaluar një kohë të bukur është diçka që pranohet, por duhet të jeni të kujdesshëm përsa i përket marëdhënieve intime.
6-Sigurohuni që komunikimi juaj të jetë minimal
Çatoni me njëri-tjetrin kur ju jeni duke planifikuar diçka dhe jo të komunikoni shumë shpesh. Është më mirë kur ju mbani një raport minimal.
















































