Showbiz
“Si ikën 9 vite…” Barbana kujton vëllain e ndjerë Ergi Dinin
21 Nëntor, 2025 | 6:29 am

Barbana Dini ka ndarë sot një dedikim prekës në rrjetet sociale, teksa kujton vëllain e saj, Ergin, në 9-vjetorin e largimit nga jeta. Në një postim emocional, ajo publikon një foto të tij gjatë një dite të qetë në natyrë, shoqëruar me një pjatë makarona para vetes, duke e rikthyer momentin në kujtesë si një fragment të çmuar.
Në reagimin e saj, Barbana rrëfen se ndonëse kanë kaluar thuajse një dekadë, dhimbja nuk është zbutur kurrë. Ajo kujton momentin kur, më 21 nëntor të vitit 2016, mori telefonatën që i ndryshoi jetën përgjithmonë.
Ajo shkruan se koha nuk i shëron plagët, siç thuhet shpesh, por më shumë të mëson të bashkëjetosh me mungesën. Me ikjen e të vëllait, thotë Barbana, ndryshuan edhe sfidat e jetës së saj, duke e detyruar të mësojë të jetojë çdo ditë me boshllëkun e lënë pas.
Në fund të mesazhit, i uron paqe të përjetshme dhe shprehet e bindur se një ditë do të ribashkohen sërish.
Ky postim ka prekur shumë ndjekës që i kanë shprehur ngushëllime dhe mbështetje përmes komenteve.













































