Kryefjala Logo

Shumë larg Tiranës/ Gjenden dy vajzat që u arratisën nga shtëpitë më 1 janar

5 Janar, 2021 | 4:18 pm

Më datë 1 janar dy vajza u raportuan të humbura nga familjarët e tyre, ato kishin gënjyer familjarët e tyre që do shkonin tek shtëpitë e njëra tjetrës për t’i uruar Vitin e Ri dhe nga ai moment shkëputën kontaktet me familjarët e tyre.
Prindërit e 16-vjeçareve bënë denoncim në polici dhe i kërkuar publikisht edhe në media që ato të ktheheshin në shtëpi.
Policia ka bërë me dije se ato janë gjetur sot në Përmet shëndosh e mirë.
“Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër të tjera, policia thotë se “vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse”.
Vajzat u larguan mëngjesin e 1 janarit nga banesat e tyre dhe u kanë thënë familjarëve se do takojnë njëra-tjetrën.
Prindërit e vajzave kanë pritur deri në mbrëmje dhe mëngjesin e 2 janarit kanë bërë kallëzimin në polici.

Të ngjashme