Lajme nga vendi
Shpërthim i fuqishëm në Kosovë, plagosen 42 persona. 4 në gjendje të rëndë
5 Janar, 2021 | 11:10 pm

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Ferizajt në Kosovë. Si pasojë e një shpërthimi në një restorant kanë mbetur të plagosur 42 persona, ku 14 raportohet se kanë djegie të shkallës së dytë.
Sipas policisë “katastrofa” ka ardhur pas shpërthimit të një bombule.
Pamjet që na vijnë nga Kosova janë me të vërtetë të frikshme. Kryetari i Komunës së Ferizajt ka vizituar të lënduarit në spital.
Raportimet më të fundit bëjnë me dije se 4 persona janë në gjendje të rëndë.


















































