Kryefjala Logo

Pas nominimit, Egla përballet me Romeon: O e pashpirt

1 Maj, 2024 | 11:11 am

Mbrëmjen e djeshme, në BB VIP Egla u zgjodh si lidere e shtëpisë, dhe si avantazh pati një nominim kokë më kokë ku fituesi do të shkojë direkt në finale ndërsa tjetri do të qëndrojë në nominim për pjesën tjetër të lojës deri në gjysmë finale.

Mirëpo ky vendim që produksioni ka marrë i është thënë vetëm Eglës dhe asnjë prej banorëve të tjerë të shtëpisë dhe pothuajse shumica e banorëve, të paktën ata që ‘mbështesin’ dashurinë e Heidit dhe Romeos i janë kthyer kundër Eglës për veprimin e bërë.

Pas prime, Egla ka shkuar të bisedojë me Romeon i cili ishte në gjendje emocionale shumë të rënduar, banori i ka mbajtur një qëndrim shumë të ftohtë Eglës duke mos e lejuar të qëndrojë pranë tij dhe duke u drejtuar: o e pashpirt, mos mu afro!

Të ngjashme