Kryefjala Logo

Juli debat me Romeon:”Kujtove se do të shkoje në podium me Heidin?”

1 Maj, 2024 | 11:20 am

Pasi Heidi dhe Romeo shkuan në nominim në ‘Prime-n’ e djeshëm, një zgjedhje kjo e bërë nga Egla si lidere, në shtëpi u ndezën debate të shumta.

Një përplasje ka patur po ashtu mes Romeos dhe Julit, teksa ky i fundit është shprehur se Egla e ka bërë atë veprim ashtu siç duhej.

Romeo: Ik o njeri frikacak!

Juli: Ç’lidhje ka frika këtu? Mendove se so të shkoje në podium me Heidin? Çfarë do të kishe bërë ti Romeo?

Romeo: Nuk jap përgigje fare, do të kisha futur veten!

Juli: Veten? Për çfarë do e kishe futur veten?

Romeo: S’të jap llogari fare…

Juli: Aa s’më jep llogari fare. Po këtu je në ‘BB’ o njeri, nuk je në resort. Do me fitu lojën ajo.

Romeo: Po çfarë lidhje ka ore, mos ta bënte atë lëvizje. Lëvizje e dobët e lëvizje frikacakësh.

Të ngjashme