Kryefjala Logo

Ilnisa do të rikthehet në BB VIP?

30 Prill, 2024 | 6:33 pm

Një rikthim i mundshëm i Ilnisa Agollit në shtëpinë e “BBVIP” është disutuar prej kohësh tashmë, si nga publiku në rrjetet sociale, ashtu edhe nga vetë banorët në reality show, me Meritonin që shpesh është shprehur se i mungon partnerja e tij dhe me të tjerët që e kanë parashikuar një rihyrje.

Deri më tani, Ilnisa nuk ka reaguar në lidhje me këtë, por ditën e sotme, teksa kthehej nga disa ditë pushim në Sarandë, gazetarja ka bërë një postim në rrjetet sociale, që është marrë si shenjë e rikthimit të shumëpritur.

Kështu, bashkkangjitur një videoje ku po udhëton me makinë, Ilnisa shkruan thjesht: “Ajo po vjen..”, duke nënkuptuar se me gjasë po vjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Të paktën kështu është interpretuar…
Ose thjesht Ilnisa mund ti bëjë një surprizë Meritonit, ose do ta ndjekë Primen nga studio.

CB071C1F F7FF 4677 BF76 F08DB0A85151

Të ngjashme